U përfshi në aksident rrugor ku humbi jetën një grua, arrestohet polici

Nga admin
500 e lexuar
A+A-
Rivendos

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Nikël-Larushk, ndërsa në pranga ka përfunduar një punonjës policie.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Erion Belba, me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 05:45, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Nikël – Larushkë, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes shtetësja N. Ç.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër