SPAK dërgon në gjyq Rexhë Byberin, kryebashkiaku i Tropojës akuzohet për shpërdorim detyre

Nga admin
479 e lexuar

Kryetari i bashkisë se Tropojës Rexhë Byberi do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme. AI dyshohet se ka shpërdoruar detyrën disa herë.

Sipas SPAK me veprimet dhe mosveprimet e tij gjatë procesit për hapjen e rrugëve Byberi ka devijuar nga projektet e miratuara nga Këshilli Bashkiak i Tropojës.

Për të njëjtat akuza do të gjykohet edhe zëvendësi i tij, Abedin Kërnaja.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër