Begaj pret Gonzaton: Të përkushtuar për përmbushjen e prioriteteve të integrimit në BE

nga D. V.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili i dorëzoi Raportin Vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, pjesë e Paketës së Zgjerimit 2025.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi gjetjet e raportit dhe hapat e ardhshëm në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Presidenti Begaj vlerësoi punën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe theksoi përkushtimin e Shqipërisë për të vijuar me vendosmëri në përmbushjen e prioriteteve të integrimit evropian.

Kreu i Shtetit nënvizoi progresin e bërë nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar në hapjen e grup-kapitujve dhe rëndësinë e vijimit të reformave thelbësore në përputhje me standardet evropiane dhe parimet themelore të BE-së.

Presidenti i Republikës shprehu bindjen se reformat duhet të vijojnë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane, me qëllim përshpejtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke e konsideruar këtë proces si një aspiratë kombëtare dhe strategjike për të ardhmen e vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More