Berisha: Zgjedhjet ishin një farsë, fusha e garës ishte e pabarabartë

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ishin një farsë elektorale dhe se fusha e garës ishte e pabarabartë.

Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha tha se gjatë periudhës së ndaluar me ligj vëzhguesit ndërkombëtar konstatuan se qeveria “organizoi 4500 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për të ndikuar tek zgjedhësit, tek vota”.

“Në zgjedhje u përdorën të gjitha burimet dhe potencialet tashmë të certifikuara, të dokumentuara. Shpërblimi apo dhurata prej 100 eurosh për pensionistët. Falja e gjobave dhe kamatave prej 200 e sa milionë euro. Rritja me 8 herë e subvencioneve për fshatin. Punësimi i përkohshëm në dhjetëra e dhjetëra raste.

“Krahas këtyre, ju jeni dëshmitarë se policia politike elektorale e patronazhistëve, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, u vërsul me egërsi që të kontrollonte vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.

“Të gjitha këto bënë që vëzhguesit ndërkombëtarë të qëndrojnë me ndershmëri, me integritet në anën e zgjedhësve shqiptarë.  Të gjitha këto dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë. Se fusha e garës ishte krejt e pabarabartë”, tha Berisha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More