Bilall Kasami do ta përfaqësojë VLEN-in në takimin e liderëve të thirrur nga Mickoski

nga Xh M

Shkup, 12 janar – VLEN-i në takimin e liderëve do të përfaqësohet nga Bilall Kasami. Kasami për Alsat konfirmoi pjesëmarrjen kurse ai do të shoqërohet nga koordinatori i grupit parlamentar Bekim Qoku.

Nga partia shqiptare në pushtet për momentin nuk konfirmojnë nëse do të kenë kërkesa të posaçme si tema që duhet të hapen në këtë takim.

Kryeministri tha ditë më parë se nevoja për takim liderësh vjen pas çështjeve të rëndësishme që duhet të hapen si shfuqizimi i qeverisë teknike dhe ligjet reformuese. Megjithatë ftesa drejtuar liderëve nuk përmban asgjë konkrete. Aty shkurt thuhet se në takim do të flitet për gjendjen politike dhe ekonomike në shtet, dhe të tjera.

Takimin e ka refuzuar kreu i LSDM-së Venko Filipçe duke thënë se nuk ulet në takim me kriminelë dhe nuk pranon shfuqizimin e modelit të qeverisë teknike.

Ahmeti nuk ka vendosur akoma nëse do të jetë pjesë e takimit të liderëve të cilin e ka paralajmëruar kreu i qeverisë Hristijan Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More