Civili evidenton parregullsi në zgjedhjet lokale – Dobësi në listat zgjedhore, shkelje të procedurave dhe presione politike

nga D. V.

Shkup, 15 dhjetor – Dobësi në listën zgjedhore, mangësi në identifikimin biometrik, thyerje e heshtjes, prishje e fshehtësisë së votimit, dhe e drejtë e pabarabartë për realizimin e së drejtës së votës, sidomos për qasshmërinë e personave me aftësi të kufizuara deri te kutitë e votimit.

Këto ishin disa nga gjetjet që u vendosën në raportin e Civilit për procesin zgjedhor në zgjedhjet lokale të këtij viti. Nga qendra Civil nënvizojnë se edhe në këtë cikël zgjedhorë janë hasur presione politike të vazhdueshme.

“Para se gjithash kemi numër të madh raportesh që kanë të bëjnë me dobësitë në listën zgjedhore, së paku dy mënyra, dy situata të përsëritura shpesh ishin njerëzit e vdekur në listën zgjedhore, por kishte edhe votues që nuk ishin në listën zgjedhore. Mangësi teknike me identifikimin biometrik, po ashtu kishte prishje të fshehtësisë së  votimit, punë jo konsistente dhe je profesionale nga një pjesë e bordeve zgjedhore, si dhe obstruksione por edhe kërcënime për mbikëqyrësit dhe mediat”, tha Xhabir Deralla, Civil.

“Gjatë kohës së zgjedhjeve lokale u vërejtën shkelje të shpërndara të heshtjes zgjedhore, të përcjellura me presion politik të vazhdueshëm dhe ajo që gjithmonë është rast kur bëhet fjalë për zgjedhjet është i rrënjosur klientelizmi. Institucionet reaguan në mënyrë  të kufizuar ose jokonzistente gjë që e përforcoi perceptimin e mos ndëshkueshmërisë së aktorëve politik”, theksoi Biljana Jordanovska./ Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More