“Do rrëzojmë Papa Françeskun”, plani i Bannon me Epstein: Godasim dhe Clinton e Xi

nga L. M

Steve Bannon kishte shpresuar të “rrëzonte” Papa Françeskun dhe për këtë kishte diskutuar me financierin pedofil Jeffrey Epstein.

Lajmin e përcjell CNN, sipas të cilit mesazhet e shkëmbyera mes tyre në vitin 2019- që janë në mesin e dokumenteve të bëra publike së fundi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, tregojnë se Bannon i ishte Epsteinit në përpjekje për të dobësuar pozitat e Papës argjentinas. Kjo kishte ndodhur pas largimit të Steve Bannon nga administrata e parë Trump.

Artikulli nënvizon se ai ishte shumë kritik ndaj Françeskut, sepse e konsideronte kundërshtar të vizionit të tij “sovranist”. “Do ta rrëzojmë Papën”, shkruhet në një mesazh që Bannon i drejtonte Epsteinit qershorin e vitit. Clintonët, Xi-në, Françeskun, BE-në, hajde vëlla”, thuhej më tej.

Në mesazhet me Epstein-in, Bannon përmendte librin “Sekretet në dollapin e Vatikanit” të gazetarit francez Frédéric Martel, botuar në 2019-tën. Libri pretendon se një pjesë e konsiderueshme e klerikëve në Vatikan janë homoseksuale, përfshirë figura të larta të hierarkisë kishtare.

Bannon kishte shprehur interes për ta përshtatur librin në film, duke propozuar Epstein-in si producent ekzekutiv. Nuk është e qartë sa serioze ishte kjo ide, por Martel ka deklaruar për CNN se e kishte refuzuar propozimin, dhe e akuzoi Bannonin se donte ta “instrumentalizonte” librin e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More