Merz: Lufta në Ukrainë nuk do të mbarojë derisa Rusia të jetë “e rraskapitur” ekonomikisht

Nga B.M
594 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Moska nuk ka gjasa ta përfundojë luftën e saj kundër Ukrainës derisa ajo të jetë ekonomikisht dhe ushtarakisht e rraskapitur, tha sot kancelari gjerman, Friedrich Merz, në Mynih.

“Po i afrohemi kësaj kohe”, tha ai duke iu drejtuar udhëheqësve botërorë dhe politikëbërësve të lartë në Konferencën e Sigurisë, në Mynih.

“Aleatët perëndimorë të Kievit duhet të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për ta çuar Rusinë në një pikë ku nuk sheh asnjë avantazh të mëtejshëm në vazhdimin e kësaj lufte të tmerrshme”, tha Merz.

“Rusia nuk ka treguar asnjë gatishmëri për t’u angazhuar “seriozisht” në bisedimet e paqes për t’i dhënë fund pushtimit në shkallë të plotë, i cili hyn në vitin e tij të pestë këtë muaj”, tha kancelari gjerman. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër