Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht atë jugperëndimorë dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | ||
| Shkodër | 9/21 | Diell |
| Kukës | 6/19 | Diell |
| Lezhë | 9/20 | Diell |
| Dibër | 4/20 | Diell |
| Durrës | 10/24 | Diell |
| Tiranë | 10/23 | Diell |
| Elbasan | 8/24 | Diell |
| Berat | 7/24 | Diell |
| Vlorë | 11/23 | Diell |
| Korçë | 5/16 | Diell |
| Gjirokastër | 5/24 | Diell |
| Sarandë | 9/22 | Diell |
