Spiropali takim me Kryeministrin bavarez dhe Ministrin për Europën, ministrja: Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Nga L. M
659 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger.

Spiropali deklaron se në takimin me dy zyrtarët e lartë u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik, me theks te rritja e investimeve bavareze në vendin tonë.

“U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Mynih |Me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger, rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër