Është përcaktuar lista e kandidatëve të paraqitur për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

nga D. V.

Shkup, 12 janar – Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve në seancën e sotme e përcaktoi listën e kandidatëve të paraqitur në shpalljen e Kuvendit për përbërjen e re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Nga kandidatët e paraqitur, gjashtë janë nga përbërja aktuale – Boris Kondarko, Abdush Demiri, Aleksandar Dashtevski, Ditmire Shehu, Svetlana Karapetrova dhe Angelço Ristov.

Sipas listës së përcaktuar, kanë aplikuar 16 kandidatë, shtatë prej tyre për kryetar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të cilët në kandidaturat e tyre kanë treguar edhe mundësinë e zgjedhjes si nënkryetar ose vetëm si anëtar të KSHZ-së.

Pas shpalljes së publikuar, Abdush Demiri, ekonomist i diplomuar dhe magjistër i shkencave ekonomike dhe financave, nga fshati Neproshtenë – Tearcë, paraqitet për nënkryetar; Bojan Mariçiq, jurist i diplomuar dhe magjistër i së drejtës ndërkombëtare dhe evropiane dhe studimeve bashkëkohore evropiane nga Shkupi; paraqitet për kryetar ose anëtar; Aleksandar Dashtevski, jurist i diplomuar nga Shkupi, paraqitet për anëtar; Angelço Ristov, jurist i diplomuar dhe magjistër i së drejtës administrative dhe administratës publike nga Delçeva; paraqitet për anëtar; Viktorija Avramovska-Madiq, juriste e diplomuar dhe magjistre e së drejtës juridike nga Shkupi paraqitet për kryetare. 

Në listën e kandidatëve është edhe Feuzi Xhaferi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga fshati Çajle, Gostivar, i cili aplikon për kryetar, nënkryetar ose anëtar; Svetlana Karapetrova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistër në ekonomi, financa, kontabilitet dhe auditim nga Tetova, aplikon për anëtare; kryetari aktual i KSHZ-së, Boris Kondarko, i cili është jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, aplikon për anëtar; Marija Mitanovska-Dimovska, juriste e diplomuar nga Shkupi, aplikon për anëtare; Ditmire Shehu, juriste e diplomuar nga Gostivari, e cila është pjesë e përbërjes aktuale të KSHZ-së, aplikon për anëtare; Daniela Markoska, juriste e diplomuar nga Shkupi, aplikon për kryetare; Elita Shuki, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe noterisë nga Shkupi, aplikon për kryetare, nënkryetare dhe anëtare; pastaj Dobre Jançev, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, aplikon për kryetar dhe anëtar; Beti Gjorgieska, inxhiniere e diplomuar në elektroteknikë nga Shkupi, aplikon për anëtare; Ivana Kostadinoska, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Shkupi, aplikon për anëtare; dhe Blagoja Geshoski, defektolof i diplomuar, doktor i shkencave të defektologjisë nga Prilepi, aplikon për kryetar, nënkryetar dhe për anëtar. 

Lista e përcaktuar e kandidatëve për kryetar, nënkryetar ose anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do t’i dorëzohet Kryetarit të Parlamentit.

Në seancën e sotme, Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve i pranoi kërkesat për realizimin e të drejtës së pagës së Selim Ademit dhe Vesna Damevës pas ndërprerjes së funksionit të tyre si anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kërkesën e Mentor Jakupit për realizimin e të drejtës së pagës pas ndërprerjes së funksionit anëtar i Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrje të
financimit kapital të sigurimit pensional.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More