Kush po sjellë tufa të reja qensh endacakë në Shkup, disa kafshë madje edhe nga Shqipëria?

nga Xh M

Shkup, 12 janar – Numri i madh i qenve endacakë në rrugët e Shkupit përbën një problem serioz si për qytetarët, ashtu edhe për vetë kafshët. Problemi po trajtohet institucionalisht, por shumë ngadalë.

Së fundmi, shqetësuese është edhe fakti se ditët e fundit në Shkup po shkarkohen qenë të rinj. Për këtë kanë reaguar edhe nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Anima Mundi”, të cilët alarmojnë dhe kërkojnë hetim të menjëhershëm, të thellë dhe të pavarur, për shkak të indikacioneve serioze për futje dhe zhvendosje të organizuar të qenve në Shkup.

Nga shoqata informojnë se në ditët e fundit, në Komunën e Karposhit është shfaqur një tufë e re qensh, të cilët janë plotësisht të panjohur për banorët lokalë. Bëhet fjalë për qenë të pastërilizuar dhe të paidentifikuar, çka – sipas tyre – përjashton mundësinë e shtimit natyror dhe tregon për zhvendosje të dhunshme.

“Anima Mundi” njofton gjithashtu se në terren janë gjetur edhe qenë me etiketa në vesh nga Republika e Shqipërisë, gjë që – siç theksojnë – hap dyshime serioze për transport të paligjshëm dhe të mundshëm ndërkufitar, si dhe braktisje të kafshëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More