Majmuni shkaktoi kaos në një dyqan instrumentesh në Tennessee

nga D. V.

Një majmun i lirë në Tennessee u kap më në fund pasi gjeti “strehë” në një dyqan instrumentesh muzikore dhe shkaktoi dëme.

Majmuni hyri në dyqanin Trade Center në Morristown gjatë natës së së dielës, duke u futur përmes një dere të vogël dhe duke “u ndjerë si në shtëpi”.

Policia u njoftua rreth orës 08:00 të mëngjesit, pasi kafsha iu shmang përkohësisht kontrollit të kafshëve.

Sipas policisë, majmuni u kap disa orë më vonë, rreth orës 18:00, në një vend tjetër të qytetit.

Banori lokal Adam Ivy i dha ujë dhe ushqime kafshës deri në mbërritjen e autoriteteve.

Dyqani publikoi foto të majmunit në rrjete sociale, duke e quajtur incidentin “pak punë majmunësh” dhe duke shtuar se po pastronin pasojat e vizitorit të papritur. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More