Çmimet e dizelit shtrenjtohen për gjysmë denarë

Nga B.M
1,524 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shkurt – Dizeli prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për gjysmë denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,77 për qind.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E V) do të jetë 68, ndërsa i Ekstra vajit të lehtë për djegie (EL-1) 67 denarë për litër. EUROSUPER BS-95 edhe më tutje do të shitet për 72, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 74 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,786 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 33,885 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje te benzinat mesatarisht për: 2,433 për qind, te dizeli për 4,757, te ekstra vaji i lehtë për 3,829 dhe te mazuti për 5,973 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin siaps të cilit janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i ulët për 1,6498 për qind.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër