Kombinimi i makaronave dhe arrave tingëllon thjesht i shkëlqyer, dhe pikërisht arrat janë një nga përbërësit kryesorë të pestos së bardhë, që përshtatet në mënyrë perfekte me çdo formë makaronash
Rezultati: një pjatë e shijshme, e butë dhe aromatike, ku arrat japin krokantësinë dhe rikota e parmezani sjellin kremozi të jashtëzakonshme.
1. Shtroni arrat në një tepsi dhe futini në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 6–8 minuta. Lërini të ftohen dhe më pas grijini trashë.
2. Në një enë bashkoni arrat, rikotën, lëkurën e grirë të limonit, hudhrën, rigonin dhe parmezanin e grirë. Shtoni vajin e ullirit dhe përziejeni derisa të krijohet një masë e butë dhe kremoze. Në fund, rregullojeni shijen me kripë dhe piper.
3. Zieni makaronat. Nga uji i zierjes ruani një filxhan, pasi do t’ju duhet për të lidhur peston.
4. Makaronat e ziera hidhini në enën me pesto dhe përziejini për rreth 2 minuta, duke shtuar pak nga pak ujin e makaronave, derisa të bëhen kremoze dhe të lidhen mirë me salcën.
Shërbejeni menjëherë, të spërkatura me pak parmezan të freskët dhe copa arrash.
Ju bëftë mirë
