Margot Robbie shkëlqen në festën pas premierës së “Wuthering Heights” në Los Angeles

nga D. V.

Margot Robbie ishte në super humor feste pas premierës së filmit “Wuthering Heights” në Los Angeles, ku u shfaq në krah të bashkë-yllit të saj Jacob Elordi dhe bashkëshortit, Tom Ackerley.

Aktorja 35-vjeçare zgjodhi një mbrëmje elegante në restorantin luksoz Mother Wolf, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të rafinuar.

Ylli i “Barbie” kishte veshur një fustan vintage nga koleksioni vjeshtë/dimër 2004 i Roberto Cavalli, me motive baroke në të kuqe dhe ari.

Fustani me korse dhe prerje të thellë theksonte dekoltenë e saj, ndërsa detajet lozonjare dhe prerja anësore nxirrnin në pah këmbët e saj elegante, shkruan DailyMail.

Pamjen e kompletoi me taka të arta Cavalli, një çantë vintage Manolo Blahnik dhe vathë me perla.

Jacob Elordi u shfaq po aq elegant me një kostum të zi minimalist, ndërsa Tom Ackerley zgjodhi një smoking klasik.

Margot u pa tejet e gëzuar gjatë festës, duke kërcyer dhe pozuar për fotografi me kolegët, përfshirë regjisorin Emerald Fennell.

Më herët gjatë mbrëmjes, aktorja kishte rrëmbyer vëmendjen edhe në tapetin e kuq, ku u shfaq me një fustan Schiaparelli dhe një gjerdan legjendar diamantesh Taj Mahal, dikur i Elizabeth Taylor, me vlerë rreth 8 milionë dollarë.

“Wuthering Heights”, adaptimi i ri i romanit ikonë të Emily Brontë, pritet të dalë në kinema më 13 shkurt, pak para Ditës së Shën Valentinit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More