Shkup, 12 janar – Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori, Sashko Lefçinski sot në memorialin afër Bllacës së Katllanovës vendosen kurora lulesh në kujtim të njëmbëdhjetë pjesëtarëve të aviacionit VING, të cilët para 18 vjetëve i kanë humbur jetët e tyre duke u kthyer nga misioni “Altea” në Bosnjë e Hercegovinë.
Ministri Misajllovski me këtë rast porositi se misioni i tyre ka qenë fisnik dhe se asnjëherë nuk do të harrohen sepse me veprat e tyre kanë treguar se si duhet shtetio dhe si duhet atdheu.

Në memorialin pranë Bllacës së Katllanovës, familjarët, si dhe delegacionet nga Komanda e operacioneve, Brigada e parë e lëmbësorisë, Krahu ajror dhe komuna e Petrovecit, i bënë homazhe pjesëtarëve të rënë.
Me një minutë heshtje dhe vendosjen e kurorave nga pjesëtarët e Krahut ajror, njëmbëdhjetë pjesëtarëve të rënë iu bënë homazhe edhe para memorialit para komandës së Krahut ajror në kazermat “NH Strasho Pinxhur” në Petrovec, si dhe në parkun përkujtimor në kampin “Butmir” në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, ku pjesëtarët tanë ishin pjesë e misionit “Altea”.

Në rrëzimin e helikopterit, në këtë ditë, tetëmbëdhjetë vjet më parë, gjatë kthimit nga misioni paqeruajtës “Altea”, kanë humbur jetën në mënyrë tragjike nënkoloneli Toni Spasovski, majori Goran Ristovski, kapitenët Brane Spasovski dhe Igor Gjoreski, rreshterët Sllavço Vasilev dhe Toni Davitkovski, rreshterët më të vjetër Janko Shiriq dhe Aleksandar Taskovski, rreshterët Miki Ivanovski dhe Aleksandar Vasiq dhe nëntetarët Zllatko Veljanovski.
