Ministria e Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin studimor 2025/26 do të ndajë 3.030 bursa për studentë të rregullt të regjistruar në studimet deri-diplomike në ciklin e parë në Universitetet Publike dhe Private, si dhe Institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. Sipas Arta Istrefit nga MASh-i, të gjitha këto bursa janë të ndara në katër grupe të ndryshme.
“Grupi i parë 1.470 bursa të regjistruar në studimet deri-diplomike në ciklin e parë. Grupi i dytë 770 bursa për studentë të regjistruar në studimet deri-diplomike në ciklin e parë në Universitetet Publike dhe Institucionet e arsimit të lartë, e të cilët kanë arritur sukses mesatarisht të lartë me mësim nga viti i parë deri në vitin vijues studimor të regjistruar. 85 bursa për studentë të regjistruar në studimet deri-diplomike në ciklin e parë në Universitetet Publike dhe Institucionet e arsimit të lartë për studentë të cilët kanë arritur suksese mesatarisht të lartë në mësim, edhe atë për studentë të regjistruar në programet studimore në Informatikë.”, – deklaroi Arta Istrefi nga MASh.
Në grupin e tretë parashihen të ndahen 630 bursave për studentë në programet studimore nga fusha shkencore dhe shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bio-teknike, shkencat e mjekësisë etj, të cilët kanë arritur sukses mesatar 7.50 nota mesatare, por jo më shumë se 8.50.
Edhe në grupin e katër janë planifikuar 30 bursa për studentë të regjistruar në vitin e parë në programet studimore në institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimdhënës, dhe edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe arsimin e mesëm. Ndërsa afati për regjistrimin e bursave është deri më 15 nëntor.
Nga MASh-i, po ashtu kanë bërë të ditur se ka shpallur edhe thirrjen publike për ndarjen e granteve për shkollat fillore dhe të mesme publike, të cilat kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Grantet janë deri në 60.000 mijë denarë, ndërsa përzgjedhjen sipas renditjes do ta bëjë Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të pranuara, në pajtim me kriteret e caktuara.
Aplikimi zgjat deri më 01.12.2025, ndërsa regjistrimi mund të bëhet në sistemin elektronik për shërbime të ministrisë e-uslugi.mon.gov.mk në menynë për integrimin ndëretnik.
