Ndahet nga jeta pedagogu dhe muzikologu Sabaudin Zhuta

nga Redaksia

Shkup, 19 gusht – Është ndarë nga jeta pedagogu dhe muzikologu i njohur, Sabaudin Zhuta, në moshën 77-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur e bija e tij, Jeta Zhuta, e cila me dhimbje theksoi kujtimin dhe krenarinë që familja dhe miqtë do të ruajnë për të.

“Do ta kujtojmë me mall për momentet e bukura që na dhuroi, për forcën e përkushtimin e tij, dhe për dashurinë që pati për jetën. Kujtimin e krenarinë për të dhe veprat e tij, do t’i mbajmë në zemrat tona përgjithmonë”, u shpreh ajo.

Ceremonia mortore do të zhvillohet të mërkurën, më 20 gusht, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Veleshtë, në Strugë.

Sabaudin Zhuta lindi në vitin 1947 dhe njihet si një ndër figurat më të shquara të arsimit dhe kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai kontribuoi për dekada me radhë si pedagog dhe muzikolog, duke lënë gjurmë të thella në edukimin muzikor dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More