Ndodhen të dy në Big Brother, Keijsi thotë se historia më e bukur e dashurisë është ajo që ka pasur me Stelinën

nga D. V.

Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë përgjigjur në disa pyetje për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin.

“Historia më e bukur e dashurisë që ke përjetuar?”, ka qenë pyetja që iu drejtua Keijsit.

Ai ka përmendur historinë me Stelinën, e cila gjithashtu gjendet në këtë edicion të BBVA.

Foto: Instagram

“Historia e fundit që kam pasur me Stelinën për shkak se ishte një ndjesi komplet ndryshe bazuar në emisionin, dinamikën dhe përballjen me gjithë Shqipërinë”, u shpreh ai.

Dyshja janë njohur në programin “Përputhen” dhe që nga aty kanë nisur lidhjen.

Foto: Instagram

Tani të dy janë bërë pjesë e Big Brother Albania, derisa pritet të shihet se si do të rrjedh kjo lojë për ta.

Sidoqoftë, ruajnë kontakte e raporte normale me njëri-tjetrin, përkundër dramave që kanë pasur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More