Në gjykatën digjitale në Idrizovë fillon gjykimi për “Aditivët”

nga D. V.

Shkup, 29 maj – Në gjykatën digjitale të Institucionit ndëshkues-korrigjues “Idrizovë” sot fillon gjykimi për lëndën “Aditivët”, “, i cili ka të bëjë me hetim për keqpërdorim të furnizimeve publike dhe pastrim parash lidhur me furnizimin e aditivëve për qymyr për nevojat e SHA EMV – filiali KME Manastir dhe KME Osllomej. Të akuzuar janë 31 persona fizikë dhe pesë persona juridikë, përfshirë zyrtarë të lartë nga sektori i energjisë. Personat e dyshuar organizuan dhe kryen riregjistrimin e personave juridikë me qëllim që të anashkalonin procedurat e furnizimit publik, duke u mundësuar kompanive të caktuara të marrin marrëveshje dhe të përfitojnë pasuri të konsiderueshme.

Siç kumtoi më parë PTHPNJKOK, sipas pretendimeve në dispozitiv, i akuzuari i parë në këtë rast po ndiqet penalisht për punë të pakujdesshme në shërbim, ndërsa gjashtë të tjerë akuzohen për veprat penale bashkim kriminal dhe keqpërdorim të procedurës për thirrje publike, dhënie të marrëveshjes për furnizim publik ose partneritetit publik-privat. Katër prej tyre akuzohen edhe për veprën penale pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga një vepër penale.

Dymbëdhjetë persona akuzohen për kryerjen e veprës penale bashkimi kriminal dhe veprës penale të vazhdueshme keqpëdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, kurse dy prej tyre kryen edhe veprën penale pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga një vepër penale.

Shtesë, katër persona akuzohen se kanë kryer veprat penale bashkim kriminal dhe pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga një vepër penale, ndërsa katër persona kanë kryer vepër penale të vazhdueshme keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar. Katër personat e tjerë akuzohen për veprën penale pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga një vepër penale.

Kompanitë përgjegjëse, siç informojnë nga Prokuroria, akuzohen për veprën penale të pastrim parsh dhe të ardhura të tjera nga një vepër penale, ndërsa dy prej tyre për vepër penale të vazhdueshme keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënien e një marrëveshje për furnizim publik ose partneritetit publik-privat.

“Në periudhën nga prilli 2023 deri në gusht të vitit të kaluar, disa nga të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtare krijuan një grup qëllimi i të cilit ishte kryerja e veprave penale keqpërdorim i procedurës për thirrje publike,  dhënie e marrëveshjes për furnizim publik ose partneritetit publik-privat, keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, si dhe pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga një vepër penale. Ndërkohë, me qëllim që të përfitojnë për vete ose të tjerët një përfitim pasuror në shkallë të gjerë ose të shkaktojnë dëm në shkallë të gjerë, disa nga të akuzuarit e tjerë u bënë anëtarë të këtij grupi. Ata, duke rënë dakord me pjesëmarrës të tjerë të mundshëm me qëllim manipulimin e procedurës për dhënien e marrëveshjeve për furnizim publik, me vetëdije shkelën rregulloret për procedurën e tenderit publik, dhënien e një marrëveshjeje për furnizim publik ose partneritetit publik-privat”, qëndron në kumtesën e PTHP NJKOK.

Nga aty shtojnë se udhëheqësit e akuzuar dhe pronarët e personave juridikë, pasi i organizuan dhe i riregjistruan aktivitetet e subjekteve të tyre juridikë, si operatorë ekonomikë – pjesëmarrës në procedura, ranë dakord në mënyrë të ndërsjellë për të manipuluar procedurat për furnizimin e aditivit për qymyr për nevojat e SHA EMV – filiali KME Manastir dhe KME Osllomej.

Më tej, me qëllim fshehjen e lëvizjes së parave për të cilat ata dinin se ishin fituar përmes veprës penale Keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, dhënies së një marrëveshjeje për furnizim publik ose publik-privat, disa nga të akuzuarit anëtarë të bashkimit kriminal dhe disa nga të akuzuarit e tjerë morën para, i vunë në qarkullim, kanë kryer transferim të parave dhe tërhoqën para të gatshme në një shumë totale prej 414.776.400 denarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More