Në samitin e NATO-s “vuloset” rrugëtimi i vendit drejt BE-së dhe thellimi partneritetit me SHBA-në!

nga I.A

Shkup, 12 korrik – Në Uashington sot vazhdon takimi i shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të NATO-s ku merr pjesë edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut i kryesuar nga kryeministri, Hristian Mickoski. Gjithçka filloi me euforinë e krijuar që grupi që udhëtoi në Uashington për të marrë pjesë në samitin e NATO-s përbëhej vetëm nga maqedonas, por pak orë më vonë u publikua edhe lajmi se në Uashington ka udhëtuar edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili kishte agjendë të ndarë nga kryeministri Mickovski. Por, përkundër këtyre teknikaliteteve samiti i NATO-s menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë së re ishte punë më e mirë e mundshme pasi u vulos edhe njëherë që kjo qeveri ka orientim pro evropian dhe mbështet fuqishëm aleancën ku edhe vetë është anëtare NATO-n. Megjithatë, është e rëndësishme që Mickovski pranoi të prezantohej si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, shkruan Zhurnal.

Rritja e bashkëpunimit ushtarak, Shqipëria, Italia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje në Uashington –

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, Letrën e Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Evropian, me homologët e tij të Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përmes këtij dokumenti, shtetet angazhohen të marrin të gjitha masat e duhura për të siguruar maksimumin e fleksibilitetit të lëvizshmërinë ushtarake në territoret e tyre në mbështetje të implementimit të agjendës së NATO-s për shkurajimin dhe mbrojtjen në zonën euro-atlantike.

Një angazhim i tillë do të shërbejë jo vetëm për misionet NATO, por edhe ato në kuadër të Bashkimit Evropian. Në thelb ky dokument i firmosur nga ministri Niko Peleshi, ministri italian i Mbrojtjes Guido Crosetto, ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprianov dhe ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut Vlado Misajlovski, u jep mundësi trupave ushtarake NATO-s të zhvendosen shpejt dhe lirshëm nga Deti Adriatik në Detin e Zi si dhe të depërtojnë në thellësi të Ballkanit, nëse do të jetë e nevojshme.

Nënshkrimi i Letrës së Qëllimit vjen në mbështetje të vizionit që Shqipëria ka për Korridorin VIII si edhe të master-projektit për ndërtimin e Bazës Detare NATO në Porto Romano, që do të shërbejë si porta kryesore hyrëse në Ballkanin Perëndimor dhe më tej, në Detin e Zi.
Letra e Qëllimit do të rrisë vizibilitetin e projekteve të përbashkëta si dhe rëndësinë gjeostrategjike të tyre për të gjithë rajonin.

“Vizita e delegacionit qeveritar të kryesuar nga kryeministri Hristijan Mickoski në SHBA, përveç pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s, ka edhe karakter bilateral”, thotë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, kumtoi MPJ.

Mucunski thekson se marrëdhëniet bilaterale me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik ishin në fokus të ditëve të para të vizitës në SHBA.

“Kryeministri Mickoski paralajmëroi një investim të ri, i cili paraqet një nga sukseset e para të mëdha ekonomike të qeverisë së re. “Vaptek” do të investojë edhe 35 milionë euro shtesë dhe do të hapen 100 vende të reja pune në vend”, tha Mucunski, duke theksuar se vendimi është marrë gjatë vizitës së tyre në Uashington.

Ai informon edhe për takime të shumta me kongresmenë me ndikim në të cilat është folur për forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në, si dhe për rolin e vendit në skenën ndërkombëtare.

“Në takime u konfirmua roli i vendit si anëtar i afirmuar i Aleancës së NATO-s, i cili në vazhdimësi kontribuon në forcimin e sigurisë së përgjithshme transatlantike. Gjithashtu u theksua se Qeveria e re e Maqedonisë është mbështetëse dhe do të vazhdojë me politikën e respektimit 100% me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, e cila është e rëndësishme për stabilitetin e vendit dhe rajonit”, thekson Mucunski.

Ndërkohë, shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, i cili e merr detyrën zyrtarisht nga Stoltenberg në vjeshtë, do të ketë shumë punë. Stoltenberg, sekretari që shërbeu më së gjati në krye të NATO-s, do të mungojë posaçërisht për aftësitë e tij për të kaluar mirë me shumicën e liderëve dhe për gjetjen e pajtueshmërisë. Në këtë kuptim, Rutte do të jetë disi pasuesi i tij natyral.

Çfarë ndodhi tjetër gjatë samitit?

Ukraina padyshim mori vëmendjen e të gjithëve në konferencë, si dhe vendet tjera joanëtare të NATO-s që ishin gjithashtu të pranishme në Vilnius. Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC) dhe “Partnerët në rrezik” – në këtë rast, Bosnje-Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia janë takuar joformalisht ditën e parë, më 11 korrik, dhe të gjitha janë përfaqësuar nga ministrat e tyre të Jashtëm.

Një takim i NAC-it me katër “Partnerët e Indo-Paqësorit” – Australinë, Japoninë, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut – do të zhvillohet sot në ditën e dytë dhe të fundit të samitit, më 12 korrik, dhe do ta ketë të njëjtin format të përdorur në Madrid, në vitin 2022.

Për shkak se Franca nuk është një mbështetëse e fortë e kësaj ideje, NATO-ja ende nuk ka arritur një marrëveshje për krijimin e një zyre në Tokio, që është një efekt i dukshëm i këtij konflikti të brendshëm. Megjithatë, në takim, NATO-ja do të krijojë plane të reja bashkëpunimi me katër kombet e rajonit Indo-Paqësor, duke përfshirë tema si teknologjia e re kibernetike dhe detare.

Duket i çuditshëm kombinimi i Bosnje-Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë në një seancë. Dy të parët janë anëtarë të mundshëm të NATO-s, të cilët, si Ukraina, kanë oferta për anëtarësim në të ardhmen, por jo me një afat të caktuar. Moldavia, nga ana tjetër, ka një kushtetutë neutrale dhe ka një popullsi të ndarë thellësisht në lidhje me anëtarësimin e mundshëm. Për Bosnje e Hercegovinën pritet një marrëveshje për një pako mbështetëse prej 30 milionë eurove; financim në 12 projekte në fusha si siguria kibernetike, evakuimi ajror mjekësor dhe forcimin e policisë së saj ushtarake.

NATO-ja e ka planifikuar një të ashtuquajtur “pako të zgjeruar për ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse ” për Moldavinë, që fokusohet në luftimin e dezinformimit, reagimin ndaj kërcënimeve kibernetike dhe në modernizimin e institucioneve mbrojtësve të vendit.

Prandaj, e rëndësishme është që Brenda këtij samiti është vulosur që Maqedonia e Veriut vazhdon rrugëtimin evropian duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe e interesuar për ta thelluar bashkëpunimin me SHBA-të. Kjo pjesë është e dobishme për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More