Në veri bie bora e parë, anulohen lundrimet Durrës–Bari

nga L. M

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe temperatura të ulëta.

Në veri të Shqipërisë janë regjistruar edhe reshjet e para të dëborës. Në Shishtavec të Kukësit, dëbora ka shtrirë “petkun” e saj të bardhë, teksa nuk raportohen për probleme. Edhe në Mirditë, zonat mbi 1 mije metër nga niveli i detit janë përfshirë nga reshjet e dëborës.

Në qarkun e Lezhës, reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme kryesisht në furnizimin me energji elektrike. Për shkak të dëmtimit të linjave në disa fshatra të Zadrimës, Shëngjinit, dhe Bregut të Mates ka ndërprerje të energjisë. Ndërkohë, grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

Autoriteti Portual Durrës njofton se, për shkak të kushteve të motit në Detin Adriatik, lundrimet e parashikuara për ditën e sotme në linjën Durrës–Bari–Durrës janë anuluar. Ndërkohë, trageti i linjës Ankona–Durrës do të niset sipas programit pasditen e sotme nga Ankona, me mbërritje në Portin e Durrësit ditën e nesërme.

Për motin në Shqipëri është shprehur edhe kryeministri i këtij vendi, Edi Rama.

“Ndërkohë janë marrë të gjitha masat nga #ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve, për të qenë në terren, me mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth”. ka shkruar ai në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More