Një nga të plagosurit në të shtënat në Tetovë po lufton për jetën – po operohet edhe vajza e mitur e plagosur

nga Xh M

Shkup, 11 gusht – Ndërsa MPB-ja dhe njësitë speciale po kërkojnë intensivisht në Tetovë dhe rrethinë për autorët e sulmit, kirurgët e turnit në Qendrën Klinike ndodhen në sallat e operacionit.

Një nga të plagosurit po lufton për jetën dhe ndodhet në gjendje kritike.

Në Kirurgjinë Pediatrike po operohet edhe vajza e mitur e plagosur, e cila është mes të lënduarve në incident. Mjekët po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar jetën e të gjithë të plagosurve.

Detajet mbi lëndimet dhe ecurinë e operacioneve i bëri të ditura doktori Igor Merdzhanovski nga Kirurgjia Torakale, në një deklaratë për televizionin Telma.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More