Pas një vonese dy-vjeçare, Volvo EX90 do të hyjë në prodhim

nga D V

Kanë kaluar gati dy vjet që kur Volvo zbuloi modelin EX90, i cili më në fund po hyn në prodhim.

SUV-i i parë elektrik i përfunduar në të kaltër Denim, ka dalë nga linja e montimit në fabrikën e prodhuesit të automjeteve në Charleston të Karolinës së Jugut, ndërsa kompania do t’i fillojë dërgesat e saj në gjysmën e dytë të vitit 2024.

Bëhet e ditur se Volvo duhej të fillonte shpërndarjen e veturës në fillim të vitit 2024.

Megjithatë, iu desh të vononte prezantimin e saj në mënyrë që të mund të rregullonte disa probleme softuerike.

EX90 ka debutuar në nëntor të vitit 2022. Çmimi i versionit fillestar të tij Twin Motor fillon nga 77,990 dollarë.

Ndryshe, Volvo e ka mbushur modelin e saj elektrik me sensorë dhe teknologji duke pretenduar se është vetura më e sigurt e markës.

Ajo përmban një kamerë të jashtme 360 gradë, pesë sensorë radar dhe një ekran qendror info-argëtues me aplikacione dhe shërbime të ndryshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More