Pesë shtetet më të cilët kryhen më së shumti shkëmbim tregtar

nga Redaksia

Në tremujorin e parë të këtij viti, Maqedonia e Veriut në bazë të dallimit ndërmjet eksportit dhe importit ka shënuar deficit tregtar prej 806.2 milionë euro.

“Në periudhën janar-mars të vitit 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit tregtar, Republika e Maqedonisë së Veriut ka tregtuar më shumë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në raport me këta shtete, vetëm me Gjermaninë më shumë eksporton mallra sesa importon.

Eksporti në tremujorin e parë të këtij viti shënoi ulje për 9.2 përqind, ndërsa importi 0.9 përqind, në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar.

“Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar-mars të vitit 2024, është 70.5 %”, raportoi Enti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More