PS rrëzon mocionin e PD-së për “gjenocidin serb në Kosovë” me 70 vota kundër

nga Xh M

Tiranë, 16 tetor – Partia Socialiste në pushtet refuzoi sot përfshirjen në rendin e ditës të Kuvendit të mocionit të propozuar nga Partia Demokratike për debat dhe miratim të një rezolute që do të njihte krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve 1998-1999 si gjenocid.

Në seancë plenare, 70 deputetë votuan kundër, 37 votuan pro, ndërsa 26 të pranishëm nuk morën pjesë në votim.

Mocioni i PD-së parashihte një debat parlamentar dhe miratimin e një rezolute që do të përcaktonte zyrtarisht se veprimet e forcave serbe gjatë luftës në Kosovë përbëjnë gjenocid. Mazhoranca socialiste nuk pranoi që kjo pikë të futet në rend dite, duke e rrëzuar kërkesën në votim.

Opozita akuzoi PS-në se po shmang një qëndrim të qartë politik dhe historik për Kosovën, ndërsa socialistët nuk dhanë shpjegime të zgjeruara gjatë seancës për vendimin e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More