Punëtorë të shumtë sezonin e verës do ta kalojnë jashtë shtetit për të punuar!

nga I.A

Shkup, 24 qershor – Maqedonia e Veriut është me një situatë të palakmueshme, që në mënyrë kontinuale ka dëbuar qytetarët e vendit duke mos i përfillur dhe duke diskriminuar në çdo rrafsh, pa menduar asnjëherë pasojat e këtij dëbimi. Numër masiv i qytetarëve shqiptarë, posaçërisht të rijnë kanë lëshuar vendin ku nga stacionet e autobusëve shpesh janë deklaruar se vendi po na dëbon duke mos na ofruar kushte për të jetuar. Kushtet e tmerrshme të punës dhe pagat e ulëta janë ende arsyeja kryesore e ikjes së punëtorëve nga RMV-ja. Ky trend nuk ka të ndalur me dekada, ndërsa Sllovenia është destinacion i shpeshtë për punëtorët nga Maqedonia e Veriut.

Mbi gjashtë mijë punëtorë nga RMV kanë marr leje për të punuar në Slloveni vitin e kaluar –

Kushtet e tmerrshme të punës dhe pagat e ulëta janë ende arsyeja kryesore e ikjes së punëtorëve nga RMV-ja. Ky trend nuk ka të ndalur me dekada, ndërsa Sllovenia është destinacion i shpeshtë për punëtorët nga Maqedonia e Veriut.

Në Slloveni në vitin 2023, 6.943 shtetasve të Maqedonisë së Veriut u janë lëshuar ose vazhduar lejet e qëndrimit dhe punës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e atjeshme për portalin “Rabotnik”.

Nga 1 janari deri më 31 maj të këtij viti, 2585 qytetarë kanë marrë leje të reja pune ose vazhdimin e tyre. Sllovenia është një nga vendet që qytetarët e RMV-s e zgjedhin shpesh për punë, të përhershme dhe sezonale, por destinacionet kryesore mbeten Gjermania, kryesisht për punë të përhershme, dhe Kroacia dhe Italia për punë sezonale.

Përveç punëtorëve, Sllovenia është më atraktive për studentët e Maqedonisë së Veriut, të cilët çdo herë në numër më të madh regjistrohen për studime atje.

Puna sezonale shpëtim për ata që jetojnë dhe nuk punojnë në Maqedoninë e Veriut –

Zoran Koçovski nga agjencia Kouzon, me më shumë se dy dekada përvojë në ndërmjetësimin për punësim, thotë se shifrat në Maqedoninë e Veriut janë të ekzagjeruar. Janë me dhjetëra mijëra njerëz që punojnë sezonalisht jashtë vendit, ndërsa në Maqedoninë e Veriut konsiderohen joaktivë, thotë ai. Njerëzit punojnë në anije, në platforma nafte, sezonalisht në hoteleri në Kroaci, Mal të Zi dhe Greqi, mbledhin rrush dhe mollë në Itali, pastrojnë peshqit në Alaskë, ose punojnë ilegalisht në vendet e BE-së deri në skadimin e vizës së tyre turistike.

“Nëse e gjithë kjo merret parasysh, arrijmë në një numër që i kalon 25 mijë persona të aftë për punë, të cilët nuk janë aktivë në kërkimin e punës në Maqedoni, sepse gëzojnë përfitimet e punës jashtë vendit dhe një periudhë minimale qëndrimi në Maqedoni, në periudhën e vakumit kur nuk kanë aktivitet pune në vendet ku banojnë”, thotë Koçovski për REL.

Mungesa e kushteve të punës dhe pagat e ulëta sjellin këtë situatë, ku shumë qytetarë as nuk punojnë e as punë nuk kërkojnë –

Pagat në Maqedoni janë shumë të ulëta, kështu që nuk kam kërkuar fare punë këtu, thotë 40-vjeçari Boris nga një qytet i vogël në brendësi. Për më shumë se 10 vjet, ai ka punuar sezonalisht në anijet turistike që lundrojnë në detin Karaibe. Ai është në anije për disa muaj, dhe pastaj kthehet në shtëpi për disa muaj dhe jeton me paratë që fiton. “Paga në Maqedoni është dy ditë punë jashtë vendit”, thotë ai për REL.

Të dhënat nga statistikat shtetërore tregojnë se dy të tretat e popullsisë joaktive janë gra, të cilat janë kryesisht amvise. Gratë janë dy të tretat e atyre që nuk kërkojnë punë. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, para dy javësh tha se nevojitet një përfshirje më e madhe e grave në tregun e punës dhe se kjo sjell rritje më të madhe ekonomike.

Pothuajse 40 për qind e popullsisë joaktive në Maqedoni të moshës 25 deri në 54 vjeç, pra 73 mijë persona, kanë arsim të mesëm, rreth 7 për qind, pra rreth 15 mijë persona kanë arsim të lartë, gjysma me arsim fillor, ndërsa pjesa tjetër pa arsim fillor. Megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk është më e keqja në Evropë. Turqia ka përqindjen më të ulët të popullsisë aktive, ndërsa Mali i Zi dhe Italia kanë gjithashtu më pak popullsi aktive se Maqedonia se Veriut.

Institucionet e RMV-së dëbojnë qytetarët e tyre, nuk ofrojnë kushte pune, pastaj kërkojnë punëtorë të huaj –

Ky është përkufizimi më i saktë i gjendjes reale katastrfoale në Maqedoninë e Veriut për sa i përket zhvillimit ekonomik, dhe stabilitetit të fuqisë punëtore në vend. Sikurse politikbërësit ta kishin menduar e parashikuar në kohë këtë situatë të që mund të vjen si pasojë e mos brengosjes së tyre, kjo situatë nuk do të kishte ardhur, dhe vendi do të kishte fuqi punëtore të mjaftueshme. Mes tjerash të paktën këta qytetarë që jetojnë në vend do të kishin punuar, dhe kishin qenë të kënaqur me pagat dhe kushtet që ofrohen në punë.

Mungesa e hartimit të politikave të mirëfillta për të joshur të rinjtë me tregun e punës në vend ka detyruar të rinjtë të kërkojnë këtë mundësi larg vendit të tyre. Por, nuk është vetëm çështja e punësimit, janë edhe shumë shkaqe të tjera pse të rinjtë braktisin vendit si mungesa e meritokracisë, partizimi i skajshëm i secilit insitutcion, mungesa e drejtësisë, diskriminim në çdo rrafshe, mungesa e sigurisë, pagat e ulëta, mungesa e kushteve të punës, e të tjera.

Megjithatë, në asnjë formë nuk duhet lejuar që politikanë të justifikohen me atë që të rinjtë po e lëshojnë vendin dhe migrimi është trend. Ose këta 200 mijë qytetarë që nuk punojnë në vend janë të pa punë, pasi të njëjtit punojnë jashtë vendit në sezona të caktuar, buxhet me të cilin pastaj jetojnë, pra këta punojnë por aty ku vlerësohet puna dhe pagat janë normale dhe jo qesharake në krahasim me shpenzimet. E tani kur nuk ia dinë vlerën qytetarëve të tyre të presin e të kërkojnë fuqi punëtore të huaj, përndryshe këto qytetarë që e kanë lënë vendin po punojnë në vendet ku kanë migruar pa ndalë, gjë që dëshmon se kemi të bëjmë me fuqi punëtore shumë produktive që ka humbur vendi ynë.  /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More