Puthje në buzë mes Selin dhe Gretës në Big Brother VIP Albania

nga D. V.

en e së hënës Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë zyrtarisht akuariumin dhe janë rikthyer në ambientet e përbashkëta të shtëpisë.

Ky vendim u mor nga Vëllai i Madh, i cili u ofroi mundësinë për t’u bashkuar fizikisht me banorët e tjerë, por nën një rregull tepër strikt: asnjë komunikim me pjesën tjetër të shtëpisë, përveç bashkëbisedimit mes tyre.

Foto: Instagram

Çdo shkelje e këtij kushti do të sillte pasoja të menjëhershme për të gjithë grupin.

Sipas rregullores së vendosur, mjafton një reagim apo një fjalë e vetme nga cilido prej tyre për të bërë që të gjashtë banorët të rikthehen në izolim për një periudhë të pacaktuar.

Një moment që tërhoqi vëmendje ndodhi në oborr, ku banorët po qëndronin pranë divaneve.

Selin iu afrua Gretës, duke i lyer buzët me buzëkuq dhe më pas duke e puthur.

Greta shmangu çdo komunikim me të, duke respektuar rregullin dhe reagoi vetëm ndaj banorëve që kishin qenë me të në akuarium.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More