Qoku: Vazhdojmë bashkë me Taravarin, ne jemi VLEN

nga Redaksia

Shkup, 11 prill – Bekim Qoku nga VLEN, pas takimit me trupin koordinativ të koalicionit njoftoi se kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme dhe ndarjen e komunave.

Qoku më tej tha se koalicioni VLEN vazhdon bashkë me Arben Taravarin.

“Absolutisht. Ne jemi bashkë. Ne jemi VLEN dhe vazhdojmë si subjekt i përbashkët dhe siç thash mbeten vetëm të diskutohen detajet dhe të diskutohen komunat se si do të ndahen në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne nuk kemi pasë mosmarrëveshje. Kemi pasë mendime të ndryshme ku në çdo subjekt politik ndodhin. Qoku për Taravarin: Ne jemi bashkë, ne jemi VLEN”, deklaroi Qoku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More