Rast i rëndë në Tearcë/ 48-vjecari gjendet i shtrirë me gjak në kuzhinën e shtëpisë së tij

nga Xh M

MPB njofton se më 27.12.2025 në ora 19:30, nga Qendra Urgjente pranë Spitalit Klinik të Tetovës është raportuar se tek ata është sjellë një person me lëndime nga një mjet i mprehtë dhe në xhaketën e tij është gjetur një thikë. Menjëherë është vepruar sipas raportimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin E.B.(48) nga fshati Tearcë, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Sipas raportimit, vëllai i tij e ka gjetur në shtëpinë e tyre të lënduar në dyshemenë e kuzhinës. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More