Reagimi i Ambasadës Amerikane: Veprimet e VV-së ndaj Listës Serbe dëmtojnë stabilitetin dhe rikthimin e Dialogut Strategjik

nga D. V.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka reaguar në lidhje me moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor. Në reagim është thënë se  veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë të pamenduara dhe përçarëse.

Aty përmendet se me këtë mund të vazhdojë edhe më tej ndërprerja e dialogut strategjik.

“Përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë të pamenduara dhe përçarëse. Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprimet e tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rifillimin e dialogut tonë strategjik për të avancuar mundësitë për bizneset amerikane dhe të Kosovës”, thuhet në reagim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More