Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë e akull në disa zona

Nga admin
2K e lexuar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka informuar se rrugët që çojnë në pikat e kalimit kufitar janë kryesisht të kalueshme dhe gjendja e tyre është e mirë.

Sipas të dhënave të fundit, në shumicën e magjistraleve nuk ka probleme të dukshme si bora, akulli, mjegulla apo rrëshqitjet e dheut.

Rrugët që lidhin Mitrovicën me Bërnjak, Gjakovën me Qafë Morinë, Gjakovën me Qafë Prushit, Gjilanin me Dheu i Bardhë, Kaçanikun me Hani i Elezit, Podujevën me Merdarë dhe Prizrenin me Vërmicë janë të kalueshme pa pengesa.

Por, disa segmente të caktuara kanë prani të borës dhe akullit.

Rruga Pejë-Kullë është mbuluar me borë dhe mjegull, ndërsa në aksin Prishtinë-Mutivodë është raportuar prania e borës dhe akullit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër