Rizoto e shpejtë me perime

nga D. V.

Nëse jeni duke kërkuar shujtë të shëndetëshme dhe të shijëshme që përgatitet shpejt dhe lehtë, atëherë kjo rizoto me perime është zgjedhja perfekte për ju. Kombinimi i perimeve të freskëta ose të ngrira, tekstura kremoze dhe shija e pasur e bëjnë këtë recetë perfekte si pjatë kryesore ose pjatë anësore. Përgatiteni në më pak se 30 minuta dhe shijoni çdo kafshatë!

Përbërësit (për 4 persona):

1 qepë

2 karota

2 speca të kuq

2 speca të gjelbër

300 gram oriz 1.2 l ujë të valuar (më shumë nëse është e nevojshme)

100 ml ajkë

Kripë

Piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja:

Prisni qepën në katrorka të vogla, karrotat dhe specat në shirita. Ngrohni vajin e ullirit në një tigan ose tenxhere të thellë. Shtoni qepën dhe skuqeni derisa të zbutet. Pastaj shtoni karrotat dhe skuqini për 1-2 minuta të tjera. Shtoni specat dhe shtoni pak kripë.

Shtoni orizin dhe skuqeni shkurt me perimet. Shtoni gradualisht ujin  vluar, duke e përzier herë pas here, derisa orizi të zbutet (rreth 20-25 minuta në zjarr të ulët). Kini kujdes që rizoto të mos bëhet shumë i lëngshëm ose orizi të ziejë shumë – shtoni ujë sipas nevojës. Shtoni kripën dhe spcin sipas dëshirës. Nga fundi i gatimit, kur orizi të jetë zier  pothuajse plotësisht, shtoni ajkën. Përziejini mirë që të bashkohet .

Servirja:

Kjo rizoto është e shkëlqyer si shujtë e lehtë më vete, por shkon edhe në mënyrë të përkryer me mish ose peshk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More