Sallatë me fasule dhe sardele

nga D V

Kjo sallatë është një pjatë e shijshme dhe ushqyese, e lehtë për t’u përgatitur dhe ideale për vaktet në punë ose dreka të shpejta në shtëpi.

Nevojiten:

▪ 300 g fasule të kuqe ose të konservuara
▪ 1 kënaçe sardele
▪ 2 qepë
▪ kripë
▪ uthull
▪ piper (e dëshirueshme)

Përgatitja:

Hidhni fasulet në një kulluese, shpëlajini dhe lërini të kullojnë.

Kulloni sardelet nga vaji. Prisni qepën në rrathë dhe përzieni me vaj, uthull, piper dhe kripë.

Në një enë të thellë shtypim sardelet me pirun, shtojmë fasulet, më pas qepën dhe i hedhim vaj, uthull dhe kripë.

Përziejini gjithçka butësisht.

Kjo është një sallatë dieteike, por e shijshme.

Ju bëftë mirë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More