Schieder: Progres në adresimin e korrupsionit të nivelit të lartë

nga D. V.

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder vlerësoi sot progresin në luftën kundër korrupsionit dhe veçanërisht adresimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Gjatë takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asosiimit Shqipëri-Bashkimi Europian, Schieder vuri në dukje se depolitizimi i gjyqësorit zgjeron autonominë e prokurorisë.

“KE, në raportin e vitit 2025 për sundimin e ligjit, flet për depolitizimin e gjyqësorit dhe se ky proces në fund zgjeron autonominë e prokurorisë. Pra prokurorët mund të bëjnë ndjekje penale kur e shohin të arsyeshme. Në gjithë Europën kjo quhet ‘verbëria e drejtësisë’, pra pa parë se kush është, çfarë statusi shoqëror dhe përkatësie politike ka. Të gjithë ndiqen penalisht nëse është e nevojshme që të bëhet”, tha ai.

Duke iu referuar raportit të KE-së, Schieder u shpreh se ai tregon për progres në luftën kundër korrupsionit dhe për adresim të korrupsionit të nivelit të lartë.

“Mendojmë që kjo është shumë e rëndësishme. Shumë zyrtarë janë hetuar dhe ndjekur penalisht dhe dënuar për shkelje të natyrës së korrupsionit. Por, përveç kësaj, korrupsioni mbetet një problem”, shtoi ai.

Në këtë drejtim, Schieder vlerësoi se në Shqipëri është Inteligjenca Artificiale që mund të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit.

Korrupsioni, sipas tij, është një problem që nuk ka të bëjë vetëm me politikën, por edhe me ekonominë dhe kompanitë e huaja që duan të investojnë, ndaj ky është një hap me rëndësi.

“Shqipëria ka miratuar Strategjinë Antikorrupsion 2024-2030 dhe kjo është shumë me rëndësi. SPAK, është jashtëzakonisht i pavarur ligjërisht në mënyrën e funksionimit të vetë. Duhet të pranojmë se institucionet e pavarura marrin vendimet e tyre dhe në fund nuk është SPAK që i fut njerëzit në burg, por janë gjyqtarët që vendosin për rastet”, shtoi ai.

Duke folur për rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet, Schieder u shpreh se duhet të rregullohen çështjet që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, si rregullorja për financimet e fushatave dhe futja e kufizimeve në këtë drejtim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More