Shqipëria dhe Italia forcuan edhe më tej partneritetin në fusha të rëndësishme, me shkëmbimin e një sërë marrëveshjesh dhe memorandumesh mirëkuptimi, në kuadër të mbledhjes së parë ndërqeveritare mes vendeve të mbajtur në Romë.
Marrëveshjet që u shkëmbyen sot nga ministrat respektivë të kabineteve qeveritare mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike.
- Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike;
- Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare;
- Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri;
- Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave;
- Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës;
- Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes;
- Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit MAXXI, Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë;
- Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes civile;
- Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera italiane për Forcën Detare Bregdetare Shqiptare;
- Deklaratë mirëkuptimi mes departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës;
- Marrëveshje financiare mes Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë eklektike në Shqipërinë veriore, pas tërmetit të vitit 2019;
- Memorandum mirëkuptimi me Cassa Depositi e Prestiti SpA dhe Ministria e Financave të Republikës së Shqipërisë;
- Memorandum mirëkuptimi me Simest SpA dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare, AIDA;
- Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të joint ventures për punimet në kantieret e Pashalimanit;
- Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo SpA dhe KAYO.
