Stresi dhe MC Kresha bashkojnë forcat në projektin e ri “Volum”

nga D. V.

Dy nga emrat më të njohur të hip-hopit shqiptar, Stresi dhe MC Kresha, kanë lansuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, duke sjellë për publikun këngën “Volum”, e cila tashmë është shoqëruar edhe me një videoklip profesional.

Projekti mban vulën e stilit autentik të të dy artistëve, të njohur për energjinë, tekstet e drejtpërdrejta dhe prezencën e fortë skenike.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Stresi dhe MC Kresha, ndërsa ‘beat’-i është realizuar nga producenti Gazu, duke krijuar një kombinim ritmik që i përshtatet në mënyrë perfektë interpretimit të tyre.

Foto: YouTube

Produksioni muzikor është bërë nga Techpro Records, ndërsa videoklipi është realizuar nën drejtimin e Danny Films, duke sjellë një pamje dinamike dhe urbane që përforcon mesazhin dhe energjinë e këngës.

“Volum” tashmë është publikuar në platformën YouTube, ku pritet të arrijë shikime të shumta dhe të marrë reagime pozitive nga fansat e dy artistëve.

Foto: YouTube

Me këtë bashkëpunim, Stresi dhe MC Kresha konfirmojnë edhe një herë pozicionin e tyre të fuqishëm në skenën hip-hop shqiptare, duke sjellë një projekt që reflekton përvojën, stilin dhe identitetin e tyre muzikor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More