Shkup, 12 janar – Personi i identifikuar në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme me inicialet Sh.A., 54 vjeç, i cili dje me një gur theu xhamin e derës hyrëse të Ambasadës Bullgare në Shkup, jozyrtarisht nuk është i përkatësisë kombëtare maqedonase.
Megjithatë, kjo nuk e zbuti reagimin e ashpër nga pala bullgare, e cila e cilëson ngjarjen si “rezultat i një narrative të krijuar qëllimisht”, sipas ambasadorit Zhelyazko Radukov, ndërsa sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë bëhet fjalë për “pasojë të mungesës sistematike të reagimit nga institucionet kompetente”.
Shefi i diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, e dënoi incidentin, duke theksuar se sipas tij bëhet fjalë për një rast të izoluar, pa dëme të mëdha materiale.
