‘Të mbajmë Ukrainën të fortë’: Shefi i NATO-s thotë se vendet evropiane dhe Kanadaja po rrisin shpenzimet e mbrojtjes

nga D. V.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka folur në Bruksel përpara një takimi me ministrat e Mbrojtjes nga vendet anëtare.

Ai tha se mezi pret fillimin e takimit, i cili do të përqendrohet në “rritjen” e shpenzimeve të mbrojtjes midis vendeve evropiane dhe Kanadasë.

Rutte gjithashtu i referohet një njoftimi nga Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, John Healey, mbi gjysmë miliardi funte shpenzime për mbrojtjen ajrore në Ukrainë.

Ndryshe nga marrja e mandatit të dytë të Donald Trump, presidenti amerikan i ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të rrisin shpenzimet në mbrojtje.

Në anën tjetër në këtë takim një prej temave më të ‘nxehta’ që pritet të jetë është lufta në Ukrainë dhe vazhdimi i mbështetjes ushtarake për këtë vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More