Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas njoftimit, moti parashikohet me alterime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri në të dendura nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në verilindje e juglindje. Reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht të karakterit lokal në pjesën e parë të ditës, prej orëve të mesditës në relievet malore reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | ||
| Shkodër | 16/27 | Diell re shi |
| Kukës | 13/24 | Diell re shi |
| Lezhë | 17/27 | Diell re shi |
| Dibër | 13/24 | Diell re shi |
| Durrës | 16/27 | Diell re shi |
| Tiranë | 19/28 | Diell re shi |
| Elbasan | 18/29 | Diell re shi |
| Berat | 16/29 | Diell re shi |
| Vlorë | 18/26 | Diell re shi |
| Korçë | 13/24 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/27 | Diell re shi |
| Sarandë | 17/27 | Diell re shi |
