Tushemishti gati për sezonin veror, Rama publikon pamjet e plazhit ranor

nga D V

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit mëngjesin e sotëm me pamjet e plazhit të Tushemishtit. Sipas kreut të qeverisë gjithçka është gati për të mirëpritur më shumë turistë buzë liqenit.

“Mirëmëngjes dhe me plazhin ranor në Tushemisht të Pogradecit, ku gjithçka është gati për këtë sezon veror për të mirëpritur edhe më shumë turistë buzë liqenit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Sipas Bashkisë së Pogradecit, frekuentuesit në këtë zonë janë rritur ndjeshëm jo vetëm nga banorët e njësisë Buçimas, por edhe nga shumë pushues të tjerë vendas dhe të huaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More