Vdes një viktimë pjesëmarrëse në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

nga D. V.

Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, mbrojtësi i viktimave ka njoftuar se ka vdekur një viktimë pjesëmarrëse në këtë proces.

Sipas njoftimit të 14 prillit 2025, viktima e ka kodin 217/06 dhe ishte pranuar që të marrë pjesë në procedura më 21 prill 2021, njofton Betimi për Drejtësi.

Në njoftim thuhet se viktima ishte pranuar që të jetë pjesëmarrëse në proces si rezultat i vuajtjes së dëmit mendor si viktimë indirekte e burgosjes, arrestimit, ndalimit arbitrar dhe keqtrajtimit.

“V217/06 kishte gjithashtu statusin e dëshmitarit në këtë çështje”, thuhet në njoftimin e mbrojtësit të viktimave.

Sipas njoftimit, mbrojtja e viktimave është njoftuar nga një i afërm i viktimës ka njoftuar se ai ka ndërruar jetë dhe se aktualisht s’ka ndonjë të afërm që dëshiron të vazhdojë në këtë rast.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More