Vitin e fundit s’ka qenë i qetë, lus Zotin të m’i ruaj fëmijët tjerë

nga D. V.

Nëna e Shpati Kasapit ka folur për herë të parë pas vdekjes së djalit të enjten e kaluar.

Ajo ka thënë se është e lumtur dhe krenare për djalin e saj, dhe me dashurinë që njerëzit paskan pasur për të.

Ajo theksoi se vitin e fundit Shpati s’ka qenë i qetë, dhe këtë edhe si familje e kishin pasur si shqetësim.

“Sot ndjej një emocion që kurrë në jetë se kam ndjerë, dhe e dinë të gjitha nanat që e kanë humbur fëmijët e vet. Jam krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, Shpati paska qenë djali i të gjithëve. E paskeni dashur të gjithë. Le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit s’ka qenë i qetë, dhe kjo ka një parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje. E lus Zotin që të më ruaj fëmijët tjerë, pasi kam edhe dritat e tjera të syve”, tha nëna e Shpatit në të pamet që po mbahen në Çair.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More