Shkup, 23 gusht – Koalicioni VLEN sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Petar Bogojeskit, për siç thonë, nxitje të urrejtjes ndëretnike.
Abidin Abduli para dorëzimit të kallëzimit, kërkoi që Prokuroria të hetojë të gjitha njoftimet në rrjetet sociale në të cilat ka gjuhë të urrejtjes.
Ai u pyet edhe për çështjen e vulave të partisë Aleanca për Shqiptarët, ndërsa tha se ende nuk kanë marrë vendim përfundimtar se kush është kryetar, Ziadin Sela apo Arben Taravari.
