Zhelinë: 29-vjeçari arrestohet pasi dyshohet se ka kërcënuar me pistoletë një person

nga D. V.

Më 29.01.2026, rreth orës 15:00, në fshatin Zhelinë, zyrtarë policorë nga DP Grupçin kanë privuar nga liria M.M. (29) nga i njëjti fshat.

Arrestimi është bërë për shkak të dyshimit për veprën penale “rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes ose zënkës”.

Paraprakisht, A.R. (49) nga fshati Dobërcë ka denoncuar se më 28.01.2026, rreth orës 23:10, para shtëpisë së tij ka ardhur M.M. me automjet të tipit “BMW” dhe e ka kërcënuar me pistoletë.

Pas ndalimit, ndaj M.M. do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More