Janevska: Ligji për arsim të lartë të hënën në ENER, arsimtarët do të kenë rritje prej 7,5 për qind të pagës së marsit

Nga admin
667 e lexuar

Shkup, 30 janar – Propozim-ligji për arsimin e lartë të hënën do të vendoset në regjistrin kombëtar të rregullave (ENER) për diskutim dhe dhënien e propozimeve dhe sugjerimeve. Kjo është një nga pakoja tre ligje të lidhura – krahas tij, në ENER pritet të vendosen edhe Ligji për cilësi në arsimin e lartë dhe Ligji për veprimtari shkencoro-hulumtuese.

“Në këtë moment në komunitetin akademik më së shumti interes shfaqin kriteret për zgjedhje në funksione, financimin e universiteteve dhe mundësitë për avancimin e tërë komunitetit akademik”,  deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në ngjarjen për programin arsimor evropian Erazmus+ në Fakultetin ekonomik të UCM-së.

Ajo paralajmëroi edhe rritje të pagave të arsimtarëve në mars, në pajtim me marrëveshjen katërvjeçare mes Qeverisë dhe SASHK-së.

“Ashtu siç jemi dakorduar, jo vetëm për këtë vit, por për të gjitha katër vitet, arsimtarët do të kenë rritje të pagave – paga e marsit, respektivisht në prill, do të ketë rritje për 7,5 për qind”, tha Janevska.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër