Gjorgjievski: Seancë e dytë e Bordit drejtues të BNJVL-së në përbërjen e re – kontinuitet, përgjegjësi dhe vizion i qartë

Nga admin
479 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe krytari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, sot udhëhoqi seancën e dytë të Bordit Drejtues të Bashklsisë së njësive të vetëqeverisjes loakle (BNJVL) në përbërjen e re, ku u shqyrtuan dhe miratuan disa çështje të rëndësishme, thelbësore për fuqizimin e mëtejshëm të vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimin e administratës publike në vend, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Seanca, siç theksojnë nga Qyteti i Shkupi, është mbajtur në frymën e kontinuitetit, përgjegjësisë dhe vizionit të qartë, me fokus të veçantë në depolitizimin e punës së Bordit drejtues, fuqizimin e kapaciteteve institucionale të komunave dhe krijimin e sistemeve më efikase, më transparente dhe më përgjegjëse për menaxhim. 

Në këtë drejtim, u theksua rëndësia e futjes së zgjidhjeve bashkëkohore digjitale për menaxhim me burime njerëzore në sektorin publik, si dhe prioriteti për krijimin e policisë komunale përmes ndryshimeve ligjore, me qëllim rend më të madh, disiplinë dhe efikasitet në nivel lokal. Shtesë, u theksua nevoja që BNJVL të veprojë e bashkuar dhe me një qëndrim të vetëm për çështjet kryesore, duke forcuar kështu rolin e saj, si një partner i besueshëm i institucioneve dhe përfaqësues i fuqishëm i interesave të komunave dhe qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër