1.3 mln turistë erdhën në qershor

Nga Xh M
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Muaji qershor ka regjistruar flukse të shumta vizitorësh në vendin tonë ku sipas të dhënave zyrtare rezultojnë mbi 2 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj duke shënuar rritje me 4.7% krahasuar me një vit më parë.

Referuar INSTAT, peshën kryesore të vizitorëve e zënë të huajt me mbi 1.3 milionë duke pësuar rritje me 1.3% krahasaur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ndarë sipas shteteve, rajonet e hyrjes së shtetasve të huaj nga Evropa Jugore kontribuan me 66% të fluksit ose me mbi 822 mijë vizitorë në qershor të këtij viti, ndjekur nga Evropa Qendrore dhe Lindore me 14% të hyrjeve nga kontinenti i vjetër.

Megjithatë sipas INSTAT rritje kanë shënuar edhe vizitorët nga Amerika me rreth 54 mijë hyrje në vendin tonë gjatë muajit të kaluar.

Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT përgjatë periudhës Janar-Qershor të 2026 në vendin tonë kanë hyrë gjithsej rreth 5.1 milionë shtetas të huaj nga 4.7 milionë që ishin në 6-mujorin e parë të 2025.

Të ndarë sipas qëllimit të hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98% të rasteve janë për qëllime personale, pushime.

Ky tregues në Qershor të këtij viti ka shënuar një rritje me 1,6%.

HYRJET NE SHQIPERI QERSHOR 2026

SHTETAS TE HUAJ – 1.346.279

SHTETAS SHQIPTARE – 735.370

SHTETASIT E HUAJ JANAR-QERSHOR

VITI 2026 – 5.059.069 PERSONA

VITI 2025 – 4.761.648 PERSONA

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër