16-vjeçari sulmohet dhe plagoset para një hoteli

Nga Xh M
998 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen Çair të Shkupit, ku një i mitur ka mbetur i plagosur pas një sulmi fizik. Sipas raportit zyrtar nga Sektori për Punë të Brendshme rasti është denoncuar rreth orës 02:42 pas mesnate. Prindi me iniciale R.S. (56) nga Shkupi ka raportuar se djali i tij 16-vjeçar është sulmuar përpara një objekti hotelier në zonën e Çairit. Sipas denoncimit, sulmi është kryer nga një i mitur tjetër, të cilin i plagosuri e ka njohur.

Gjatë përleshjes, sulmuesi ka përdorur një send të mprehtë dhe të fortë, duke i shkaktuar 16-vjeçarit lëndime trupore. Burime nga spitali “Shën Klimenti i Ohrit” bëjnë të ditur për Alsat se i mituri është sjellë në spital rreth një orë pas mesnate.

Mjekët konfirmojnë se pacienti ka plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë dhe gjendja e tij është stabile dhe po merr mjekimin e duhur. Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër